webmail
banner

Kontakti

Ku mund të na gjeni

Mob: +377 44 401 419

Mob:  +386 49 187 364

Tel / Fax: 029 222 547

Rr: Jonit nr. 33
(te ish tregu i gjelbër)

Prizren
Republika e Kosovës

info@favor-ing.com

Pėr ne

“Favor-ing” është një kompani ingjinierike, ndërtimore dhe projektuese. Ne krijojmë dhe kujdesemi për pasuritë themelore: ndërtesa, shtëpi, shkolla, dhe ndërtime tjera të mëdha.

Ne punojmë ngushtë me klientët tanë të sofistikuar, të cilët vlerësojnë nivelin më të lartë të cilësisë, sigurisë dhe njohurive teknike – duke i zbatuar shkathtësitë tona në përmbushjen e nevojave të tyre individuale.

Ne kemi një strategji të qartë, e cila besojmë se do të na mundësojë të arrijmë ambiciet tona mbi një zhvillim të vazhdueshëm. Brenda një kohe të shkurtër, besojmë që zhvillimi është arrirë në librin tonë të porosive, bashkë me planet e klientëve dhe partnerëve tanë të mëdhenj.

Forca e themelit mbi të cilën ne ndërtojmë strategjinë tonë është po aq e rëndësishme sa edhe përcaktimi ynë se sa të suksesshëm do të jemi. Ne posedojmë një mori veçorish të cilat, mbledhur së bashku, përforcojnë besimin që kemi për suksesin tonë afatgjatë.

 

Kompania jonë “Favor-ing” është një kompani projektuese dhe ndërtimore kosovare, e themeluar në fillim të vitit 2005. Misioni i kompanisë sonë është që t’u ofrojmë klientëve tanë shërbime cilësore të ndërtimit, gjë e cila shton vlerën e projekteve të tyre. Prej projektimit gjer tek ndërtimi, “Favor-ing” është një kompani e përkushtuar në punë ndërtimore.

“Favor-ing” u shërben klientëve të saj duke u ofruar zgjidhje alternative, duke u siguruar kreativitet, dhe vazhdimisht duke nxitur ide me qëllim të gjetjes së një mundësie sa më të mirë.

“Favor-ing” shquhet si një firmë që punon si ekip i përbashkët me qëllim që të krijojë, projektojë dhe ekzekutojë çdo projekt. Klientët në kompaninë tonë janë pjesëmarrës të procesit në çdo hap të rrugës, në analizimin e projektit dhe në arritjen e qëllimeve të tyre në lidhje me koston, dinamikën e punës dhe cilësinë.

Dorëzimi i projekteve cilësore me kohë dhe brenda buxhetit është gurthemel mbi të cilin kompania jonë ka ndërtuar emrin e vet.